Basketboll

MARMARINOS: KARAKTERI DHE ENERGJIA E SOLLËN FITOREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos u prononcua pas fitores së mbrëmshme ndaj Danimarkës në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Për mikrofonin e transmetuesit të ndeshjes Artmotion, Marmarinos tha se ishte një ndeshje e vështirë ashtu siç e pritën, por arritën një fitore të merituar.

”Ishte një ndeshje jo e lehtë për t’u fituar, por ja arritëm qëllimit dhe për këtë dua ti falenderoj lojtarët që aplikuan detyrat në parket, por edhe të gjithë përkrahësit që ishin këtu me ne. Treguam karakter në këtë ndeshje dhe kjo do të thotë shumë. Lojtarët tanë ishin energjikë dhe treguan pasion për fitore, mendoj se këto ishin noancat që na dalluan në këtë ndeshje”, tha tekniku grek pas ndeshjes.

Ndeshjet kthyese të Kosovës me Norvegjinë dhe Danimarkën për këtë fazë parakualifikuese zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2022.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.