Basketboll

YLLI MPOSHT PRIZRENIN 16 DHE DIMËRON SI KAMPION VJESHTOR NË UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen e fundit të stinorit vjeshtor në Ligën Unike ndaj Prizrenit 16.

Skuadra nga Theranda ka fituar në shtëpi ndaj prizrenasve me rezultatin 69-52.

Ndeshja nisi shumë zbehtë dhe me pak pikë(11-10), derisa në çerekun e dytë Ylli zhvilloi lojë më të mirë(20-11) dhe shkoi në pushim me avantazh dyshifror 31-21.

Në çerekun e tretë(15-20) Prizreni 16 e tentoi rikthimin dhe u afrua deri në -3 pikë, por Ylli reagoi shpejtë dhe nuk lejoi përmbysje për ta fituar çerekun vendimtar(23-11) dhe e siguroi fitoren shumë të vlefshme.

Erjon Kastrati kishte 18 pikë e 8 kërcime në këtë fitore të Yllit, Mikaile Tmusiq 17 e Henrik Shirko double-double(16pk, 14krc).

Te Prizreni 16, Ivan Koljeviq kishte 16 pikë e Michael Green shtoi 11 sosh.

Ylli e mbylli stinorin vjeshtor në Ligën Unike në pozitën e parë me 6 fitore, 1 humbje dhe 13 pikë. Derisa, Prizreni 16 e mbyll si i 3-ti me 11 pikë, 4 fitore e 3 humbje.

Tash skuadrat shkojnë në pushim disa javësh e etinori pranveror në Ligën Unike fillon me 15/16 janar 2022.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.