Basketboll

PENZA E NISË STINORIN PRANVEROR ME FITORE TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka nisur me fitore të thellë stinorin pranveror në Superligën e Kosovës te Femrat.

Vashat pejane kanë fituar në udhëtim te Trepça me rezultat të thellë 59-103.

I gjithë ekipi i Penzës arriti të shënojë pikë sot, gjersa më të dalluarat ishin, Rael Whitsitt që sihte afër shifrave mbi-magjike(24pikë, 23 kërcime, 9 asiste, 8 vjedhje topash e 1 bllokadë), Valbona Bytyqi kishte 26 pikë, derisa Jeta Zeka e Ermelina Gjuka shtuan nga 16 sosh.

Te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Ta`sharra Jeffries me 28 pikë dhe Alma Muzliukaj me 13 pikë e 9 kërcime.

Pas xhiros së 11-të, Penza renditet e dyta me 20 pikë, 9 fitore e 2 humbje, derisa Trepça gjendet e 5-ta me 14 pikë, 3 fitore e 8 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Penza e pret Vëllaznimin e Trepça i shkon Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.