Basketboll

KBF BASHKIMI ARRIN FITOREN E PARË SEZONALE NDAJ PENZËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur fitoren e parë sezonale ndaj Penzës në Superligën e Femrave.

Vashat prizrenase mposhtën ato pejane në Rahovec me rezultatin përfundimtar 74-70.

Tri basketbolliste arritën pikë dyshifrore te Bashkimi sonte, Dasia Chambers (18), Monique Coker (18) dhe Era Shatri (17), derisa Sara Vraniqi kishte 7 pikë e Erjona Krasniqi 5 sosh (3 pikëshin vendimtar).

Te Penza nuk mjaftuan për fitore, transferi i ri Naylyn Mosquera kishte 23 pikë e 14 kërcime dhe Valbona Bytyqi shtoi 19 e Taylor Barnes kishte 10 sosh.

Pas xhiros së 13-të, Bashkimi i afrohet Penzës në vetëm 1 pikë (22) dhe gjendet i 3-ti me 9 fitore e 4 humbje. Derisa, Penza gjendet e 2-ta me 10 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Prishtinës e Penza luan ndaj Kastritotit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.