Basketboll

WHITSITT ME QUADRUPLE-DOUBLE, PENZA E PAMËSHIRSHME NDAJ KASTRIOTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza është rikthyer te fitoret në Superligëne Femrave, pas humbjes në javën e kaluar nga Bashkimi.

Vashat pejane triumfuan sot thellë apo me 130 pikë diferencë në Ferizaj dhe me epilogun final 20-150.

Të gjitha lojtaret e Penzës që luajtën sot realizuan pikë, derisa më të dalluarat ishin: Real Whitsitt që realizoi shifrat e jashtëzakonshme në basketboll, Quadruple-double me 16 pikë, 21 asiste, 17 kërcime e 12 vjedhje topash, Diedona Halitaj kontriboi me plotë 38 pikë, Jeta, Zeka me 26, Ermelinda Gjukaj me 24, Ajshe Shala me 17 e Taylor Barnes që shtoi 14 pikë.

Te Kastrioti, Yllza Huruglica pati 8 pikë e Anita Grainca 6 sosh.

Pas xhiros së 14-të, Penza gjendet e dyta me 11 fitore e 3 humbje, derisa Kastrioti i fundit dhe pa asnjë fitore sivjet.

Në xhiron e ardhshme, Penza e luan derbin ndaj Prishtinës e Kastrioti i shkon Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.