Basketboll

A DO TI REVANSHOHET PENZA SOT PRISHTINËS?

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhet përballja e fundit e xhiros 15 në Superligën e femrave dhe njëherazit ndeshje e cilësuar si derbi i javës te kjo kategori.

Penza dhe Prishtina takohen në ”Karagaç” për të dytën herë me rradhë brenda një jave.

Deri më tani në elitën kosovare, vashat pejanet kanë 11 fitore e tri humbje, kurse ato prishtinase 14 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit.

Në dy takimet e zhvilluara në elitë, fitoi skuadra prishtinase dhe jo më larg se të enjten në Ligën Unike fituan vashat prishtinase me rezultat demolues 63:101, por sonte mbetet të shihet se si do të rrjedhë dueli.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.