Basketboll

‘CUNAMI TE PEJA’, KJO ËSHTË KATËRSHJA E LOJTARËVE TASHMË TË LARGUAR!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Shkarkimi i Shemsetin Bashit duket qartë se nuk është pastrimi i vetëm te Peja, pas eleminimit nga Kupa dhe rezultateve jo të mira në pranverë.

Verdhezinjët tashmë kanë larguar nga skuadra edhe katër basketbollistë të huaj, por që shpejtë pritet të transferohen zëvendësimet e tyre, kështu së paku ka potencuar drejtori sportiv në detyrë i klubit, Arbër Elshani.

”Si Drejtor në dorëheqje(në largim) pasi KB Peja, ende nuk më ka zëvëndesuar më dikend tjetër, Ju njoftoj se unë kam vazhduar edhe pak punën dhe bashkë më presidentin e klubit kemi arritur shkeputjet e marrëveshjeve më lojtarët e huaj; Edgar Garibay, Tjater Fernandez, Erdem Ilter dhe Tyrone White. Lojtarët në fjalë do të largohen nga KB Peja, menjeherë. Ata janë larguar më termination (marrëveshje të dyanshme) në mes klubit dhe agjencive përkatëse. Askush nuk mund të luaj më fanelën e KB Peja. KB Peja, ka rregulloret dhe organet e saja që e bëjnë atë klub të mirëfilltë dhe te strukturar tepër mirë. KB Peja, do të vazhdoj ta mbaj pa asnje kusht të parin interesin dhe funksionimin e klubit. KB Peja, nuk ka zyrtarizuar askend deri sot dhe ne do të tentojmë deri të dielën që klubin t’a kompletojmë më një trajner shumë cilësor dhe 4 përforcime tjera cilësore.

Të kujtojmë se pas shkarkimit të trajnerit Bash, Peja ka qenë shumë afër marrëveshjes me Daniel Lutzin, por që ai në momentet e fundit ka dështuar. Drejtuesit e klubit tashmë janë në biseda me disa trajnerë për ta kompletuar shtabin teknik e njëri ndër emrat e mundshëm është edhe ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.