Basketboll

SHQIPËRIA HUMB EPËRSINË E PJESËS SË PARË DHE MPOSHTET NGA RUMANIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar humbjen e parë në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Skuadra shqiptare sonte ka pësuar nga Rumania me rezultat 101-84 edhe pse në pjesën e parë ishte duke fituar 52-56, por që këtë avantazh s’arriti ta mbajë kurrsesi dhe në fund pësoi.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te ekipi kuqezi sot, Elvisi Dusha (20), Dallas Moore (18), Rei Pullazi (13) e Daniel Lekndreaj 12.

Te rumunët në fitore u dalluan, Patrick Richard e Rolland Torok me nga 16 pikë secili.

Shqipëria tash ka 1 fitore e 1 humbje në Grupin B dhe të dielën pra me datë 27 shkurt e zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Luksemburgut të cilin e kishte mposhtur në duelin e parë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.