Basketboll

DERBI I XHIROS NË LIGËN E PARË I TAKON VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vëllaznimi vazhdon të mos njohë kundërshtarë në edicionin e sivjetmë të Ligës së parë.

Gjakovarët e fituan derbin e xhiros ndaj Prishtinës së Re me rezultat të ngushtë 74-68.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te kuqezinjët në këtë fitore shumë të vlefshme sonte, Atik Koshi (19), Besnik Azemi (17), Rron Dahsyla (16), Ujkan Karanezi (12) e Bardhi Rexha (10).

Te Prishtina e Re nuk mjaftuan për fitore, Mergim Jakupi me 18 pikë, Dion Haxhosaj e Arbër Sinani me nga 16, si dhe Don Polloshka me 15 pikë.

Pas xhiros 13, Vëllaznimi vazhdon me fitore ku nga 13 ndeshje ka po aq triumfe, duke qenë i vetmi në ligë me këtë bilanc e Prishtina e Re gjendet e treta me 21 pikë, 8 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi i shkon Boreas e Prishtina e Re e pret New Basketin në derbin e xhiros.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.