Basketboll

RAHOVECI FITON NË PRIZREN, BARAZOHET SERIA NDAJ PONTE PRIZRENIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi i Rahovecit e ka barazuar serinë e fitoreve ndaj ponte Prizrenit në 1-1, me fitoren e arritur çaste më parë në Prizren.

”Vreshtarët” nuk e nisën mirë ndeshjen dhe çereku i parë i kësaj ndeshje përfundoi baraz me Ponten 18-18. Në çerekun e dytë, Ponte Prizreni rrëmbeu epërsinë dhe mbylli këtë pjesë lojë në epërsi 40-37.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e barabartë me të dyja ekipet që luanin kujdesshëm dhe çereku i tretë për nga shënimet mbaroi baraz 19-19, por epërsia vazhdoi në anën e Ponte Prizrenit(59-56). Ndërsa, fitorja e madhe e Rahovecit sonte erdhi në çerekun e fundit, në këtë periodë Rahoveci arriti të shënoj 20 pikë përkundër 13 të pranuara. Duke arritur fitore të madhe sonte në udhëtim 72-76.

Për këtë fitore të madhe të Rahovecit sonte, 3 lojtarë arritën pikë dyshifrore, Arian Qallaku me double, double(21pk, 11krc), Fred Richardson poashtu double, double(18pk, 12 ast), si dhe Atik Koshi me 15 pikë.

Tek Ponte Prizreni nuk mjaftuan për fitore, nga 16 pikët e Elliot Cole e Malcom Canada e as 10 sosh të Qëndrim Ajazajt.

Pas kësaj fitore, Rahoveci barazon serinë në 1-1 dhe ndeshja finale zhvillohet tash në Rahovec të dielën.

Komentet janë të mbyllura.