Basketboll

ASISTIT 487: FINAL FOUR I LIGËS UNIKE PËR FEMRA

Adhurues të basketbollit,

ASISTI sonte do të jetë edhe më i pasur se zakonisht, me komplet përmbledhjet dhe analizat e garave vendore, atyre mbarëkombëtare shqiptare, Delasport Balkan League dhe natyrisht nga arena ndërkombëtare sjellim më të rejat nga ABA Liga, Euroleague dhe NBA.

Temë kryesore e ASISTIT 487 do të jetë përfundimi i edicionit të rregullt i Ligës Unike për Femra dhe Final Fouri i cili këtë mesjavë do të organizohet në Prishtinë. Të mërkurën do të zhvillohen gjysmëfinalet: Penza – Bashkimi dhe Flamurtari – Prishtina kurse të enjten, humbësit luftojnë për vendin e tretë dhe fitueset e gjysmëfinaleve në Finale do të luftojnë për trofeun e parë historik të kampioneve të Ligës Unike  për Femra

Për të folur sonte për organizimin e Final Fourit në studio kemi të ftuar: Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe kapitenen e prishtinaseve Arbënoire Pëçukun ndërsa Ulpiana Emra sonte vjen në cilësi të kapitenes së KBF Bashkimi.

Në fillim të ASISTIT 487 do ta shohim analizën e detajuar nga ndeshja Sigal Prishtina – Hapoel Galil Elioni me të cilën nisi faza e dytë e grupeve e Ligës Ballkanike dhe në të cilën dy herë kampionia e kësaj gare, Sigal Prishtina startoi me fitore.

Natyrisht n’fokus do ta kemi edhe xhiron 23 të Artmotion Superligës së Kosovës në Basketboll e cila përgatiti duele fantastike të dielën: në Sezai Surroi u takuan Prizrenin-16 dhe Trepça kurse klasika e basketbollit kosovar Peja – Sigal Prishtina ishte kënaqësi e vërtet në Karagaq. Këto dhe komplet përmbledhjet, analizat dhe aksionin fenomenal të xhiros 23 të Artmotion Superligës e përmbyllim si zakonisht me Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.

Cila është Pesëshja e Javës dhe cili ishte Lojtari më i Mirë i xhiros 23, mbetet të shihet sonte?

Ndër tjera

  • Çfarë befasie ndodhi në xhiron e parafundit të Ligës Unike për Meshkuj?
  • Çka ka të re në Ligën e Parë të Meshkujve në Kosovë?
  • Si luajtën “Shqiptarët nëpër Botë”, sidomos Edon Maxhuni dhe Kenan Spahiu ?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 487 duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 20 minuta pas mesnate në Klan Kosova.

KËNAQUNI DHE ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL

 

Komentet janë të mbyllura.