Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 495: ÇKA NDODHI NË SERINË TREPÇA – PEJA?

CILA ISHTE MARATONA MË E GJATË BASKETBOLLISTIKE NË KOSOVË?

ASISTI 495 i dedikohet kryesisht serisë gjysmëfinaleve të Play Offit të Artmotion Superligës gjegjësisht, ndeshjeve të dyta dhe të treta gjysmëfinale.

Përderisa seria gjysmëfinale Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina mori epilogun e vet pas tri ndeshjeve ku therandasit fituan me 3:0 në seri dhe u kualifikuan në finale duke fituar rastin ta mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar seria Trepça – Peja doli të jetë shumë më interesante dhe dramatike. Klasikja ndërmjet Trepçës dhe Pejës sivjet është më e nxehta dhe më dramatikja ndërmjet këtyre dy klubeve në historinë e basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92.

 

Pas ndeshjes së dytë të enjten e cila ishte një prej ndeshjeve më dramatike dhe më maratonike në basketbollin tonë të dielën u zhvillua edhe ndeshja e tretë në Pejë. Interesimi për të dyja ndeshjet ishte i jashtëzakonshëm, palestrat e stërmbushura me mbi 4 mijë shikues dhe po aq jashtë tyre pasi nuk kishin mundësi të gjenin bileta, si dhe shikueshmëri televizive masive. Fatkeqësisht, me kthimin e interesimit për këto rivalitete në palestra u kthyen edhe skenat për të cilat hiç, ama bash hiç, nuk na ka marr malli.

Çka deklaruan menjëherë pas ndeshjes dy drejtorët sportiv, Izet Tahiri i Trepçës dhe Arbër Elshani i Pejës?

ASISTI 495 sjell analizën dhe raportet komplete të ndeshjeve të dyta dhe të treta gjysmëfinale si dhe 5-shen e Javës dhe MVP-në në ASIST ku rivalitetit të jashtëzakonshëm pati në mes të lojtarit më të mirë kosovar të gjitha kohëve, Dardan Berishës dhe ish NBA lojtarit Rodney Purivs. Kush u shpall MVP në fund , Dardani apo Purvisi, do ta shihni në ASISTIN 495?

Kur jemi te seria mes Trepçës dhe Pejës, duhet ritheksuar se gjysmëfinalja e dytë e zhvilluar të enjten me 12 Maj 2022 në Mitrovicë ka hyrë në historinë e basketbollit tonë të pavarur si njëra prej ndeshjeve më të bukura, më dramatike dhe më të gjata dhe për këtë ASISTI 495 ka përgatitur një reportazh speciale për ju adhurues të basketbollit për të mësuar se gjatë vitit të fundit, cilat ishin po ashtu maratona dhe dramat fantastike basketbollistike që shkuan gjithashtu në nga dy vazhdime, ku akterë ishin pikërisht ekipet e Pejës dhe Trepçës.

Ekstra kësaj, vetëm për ju adhurues të basketbollit, ASISTI 495 sjell detajet mbi ndeshjen më të gjatë në histori të basketbollit të pavarur kosovar, atë të 12 Shkurtit 2005 kur u ndeshën Mabetexi dhe Sigal Prishtina, dy skuadra që pas lufte kishin rivalitet të madh në kryeqytet por i cili fatkeqësisht nuk ekziston sepse Mabetexi si klub u shua dhe shkoi në histori si një herë kampion i Kosovës.

Në pjesën e dytë të basketbollit ndërkombëtar të cilin e nisim me shqiptarët në botë, do të mësojmë për shkëlqimin e Edon Maxhunit

Ndërkohë vizitat nëpër parketet ndërkombëtare do t’i vazhdojmë me ABA League ku gjithashtu po zhvillohen gjysmëfinalet dhe do ta shohim paralajmërimin për Final Fourin e Euroleagues 7-8

Përmbledhjen e bllokut ndërkombëtar në ASISTIN 495 e bëjmë duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku u caktuan finalistët e konferencave.

Krejt në fund,  ASISTI 495 sjell TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar. Shikim të këndshëm, kënaquni me bukuri basketbollistike fantastike dhe natyrisht, deri në ASISTIN 496

ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA E VËRTET PËR BASKETBOLL !

Komentet janë të mbyllura.