MUJO THAÇI MERR PJESË NË AKADEMINË PRESTIGJIOZE KU PO LIGJËROJNË TRAJNERËT E EUROLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej lojtarëve më të mirë shqiptarë të basketbollit në dekadat e fundit e tash trajner shumë perspektiv, Muhamed Thaçi po e vazhdon shkollimin e niveleve të larta për këtë profesion.
Muja së fundmi po merr pjesë në akademinë ku po ligjërojnë trajnerët e skuadrave të Euroligës si: Zeljko Obradoviq, Dimitri Itoudis, Sarunas Jasikevicus, Ioannis Sfalropoulos, Georgios Bartzokas, Xavi Pascal, Selcuk Ernak, Sasha Obradoviq, Dejan Radonjiq, Ahmet Caki, Zvezdan Mitrovic etj.
Kjo akademi prestigjioze me emrin ”EHCB” shërben si shkollë e lartë për trajnerë, e formuar nga të gjithë trajnerët e Euroligës dhe seminaret, ligjërimet e praktikat, zgjasin 10 muaj për të marrë diplomën e cila përfundon me kongresin e trajnerëve të Euroligës, i cili ka filluar me datën 30 korrik dhe mbyllet nesër si përfundim i shkollimit që kanë kryer trajnerët që e kanë ndjekur atë.
Muja prej vitesh interesohet dhe ndjek trajnime e ligjërime të tilla, të cilat po i shërbejnë për forcimin e njohurive rreth basketbollit i cili viteve të fundit ka evoluar shumë, por ai është në hap me kohën dhe metodat bashkëkohore, për çka duhet të përgëzohet dhe të vlerësohet sepse thënë të drejtën, kuadrot e tilla në Kosovë mungojnë.
Është për tu vlerësuar interesimi i Mujës për të ndjekur klinika të tilla prestigjioze të zejes së trajnerit me profesionistët më të mirë evropianë e deri sa kemi trajnerë shqiptarë të cilët po e dëshmojnë veten, a duhet t’ju japim shansin atyre në klubet dhe Përfaqësuesen tonë në vend të të huajve? realisht kjo është një temë që duhet trajtuar shumë seriozisht.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.