NICK BANYARD TRANSFEROHET NË TURQI
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Rahovecit, Nick Banyard është bërë me skuadër të re.
Qendra amerikane 203 centimetërshe ka nënshkruajtur në Ligën e parë të Turqisë me ekipin e Kagitspor.
Banyard në edicionin e kaluar u paraqit me ‘vreshtarët’ me mesatare prej 21.2 pikëve e 11.7 kërcimeve për ndeshje, por që u largua shkaku i pakënaqësive.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.