TREPÇA E FITON MIQËSOREN E PARË, TRIUMFON NGUSHTË NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Është zhvilluar miqësorja e parë mes dy skuadrave elitare, para fillimit të stinorit 2022-23 në basketbollin kosovar.
Në duelin e zhvilluar në ”Minatori” të Mitrovicës, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me shifrat 89-78, duel ky që përgjatë tërë kohës ishte i ngushtë në rezultat.
Vlen të ceket se të dy trajnerët i inkuadruan të gjithë lojtarët në lojë, për të parë se deri ku kanë arritur me përgatitje.
Statistikat nga dueli, nuk i kemi siguruar.
Sot u hedh shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superliga, ku në xhiron e parë, Trepça e pret Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi ndeshet me Vëllaznimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.