FINLANDA MPOSHTET NGA SERBIA, EDONI FENOMENAL POR S’GJEN PËRKRAHJE NGA EKIPI
Prishtinë(AsistiOnline) – Serbia e ka mposhtur sonte Finlandën në kuadër të xhiros së radhës në fazën grupore të Eurobasket 2022.
Skuadra serbe e dominoi takimin e sontëm nga fillimi e deri në fund për të regjistruar fitore goxha të thellë 100-70.
Kosovari me nënshtetësi finlandeze, Edon Maxhuni sonte tentoi çmos për fitore me 10 pikë e 3 asiste për 21 minuta lojë, së bashku me Lauri Markkanenin që pati 18 pikë, 7 asiste e 5 kërcime, por s’gjetën përkrahje nga bashkëlojtarët.
Në anën tjetër te Serbia sonte, Vasilije Micic e Nemanja Nedovic kishin nga 14 pikë.
Në xhiron e radhës, Finlanda ndeshet me Republikën Çeke e Serbia luan ndaj Izraelit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.