Basketboll

GAZMEND ASLLANI EMËROHET TRAJNER I VUSHTRRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i suksesshëm kosovar dhe tash trajner, Gazmend Asllani ka marrë drejtimin e skuadrës së Vushtrrisë.

Basketbollisti i Trepçës për vite me radhë, gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar si kryetrajner i ekipit vushtrrias, që sivjet është riorganizuar me qëllimin e vetëm për tu rikthyer në elitën e basketbollit kosovar.

Asllani për vite me radhë ishte prej basketbollistëve kryesorë te Trepça dhe pothuajse gjithë karrierën e ka zhvilluar aty. Ai për një kohë luajti edhe në Përfaqësuesen e Kosovës A.

Që nga pensionimi si lojtar, Asllani ka qenë ndihmës-trajner i ekipit të Trepçës e sivjet e njoftoi largimin pas një kohe të gjatë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.