SHTBK-ja organizon klinikë për trajnerë me dy emra të mëdhenjë të basketbollit evropian
Prishtinë(AsistiOnline) – Shoqata e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, do të organizojë një klinikë mjaftë cilësore për anëtarët e saj gjatë këtij muaji.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, SHTBK-a do të organizojë klinikën për trajnerë të basketbollit me 24 dhe 25 shtator.
Ligërues në këtë klinikë do të jenë trajnerët e mirënjohur:
OKTAY MAHMUTI me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ish-trajner i Anadolu Efesit, Galatasarayit dhe Darussafakas e Trevisos.
JUKKA TOIJALA (Selektor i Estonisë)
Çmimi për pjesëmarrje në këtë klinikë pritet të jetë me pagesë, 30 Euro në emër te anëtarësisë në Shoqatën e Trajnerëve.
Pagesa prej 30 euro duhet të bëhet në emër të anëtarësisë vjetore për vitin 2022-2023 në xhirollogarinë e mëposhtme:
Pagesa duhet te behet deri me 23.09.2022 ora 16:00. Trajnerët që nuk e bëjnë pagesën nuk do tiu lejohet që ta përcjellin Klinikën.
AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se kjo klinikë është licencuese, dhe çdo trajner i cili nuk do ta vijon klinikën, nuk do të mund ta udhëheq skuadrën në fillim të edicionit 2022-2023.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.