Basketboll

(VIDEO-LAJM) 5shja më e mirë dhe MVP nga xhiro e shtatë e Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – 1. Plejmejkeri më i mirë këtë javë, është Rodney Purvis i Pejës që udhëhoqi Pejën drejt fitores ndaj Rahovecit me 22 pikë, prej tyre 5 treshe, ndërsa shtoi edhe 5 asistime dhe dy dyshe të 2 kërcimeve e topave të vjedhur dhe me këtë shpallet plejmejkeri më i mirë i xhiros së shtatë.

2. Fundori më i mirë realizues, këtë xhiro shpallet i pandalshmi i kuqezinjëve të Vëllaznimit dhe hero i duelit më të bukur këtë javë, Burim Zekiqi. Burimi i cili bombardoi me 5 treshe në këtë ndeshje, katër prej tyre i shënoi në katër minutat e fundit, një pas një, duke mos huqur asnjëherë nga pozita shumë të vështira dhe ishte më i merituari që minusin prej 12 pikëve, kuqezinjtët e shndërruan në fitore. Burimi në total realizoi 19 pikë duke qëlluar 5 treshe nga 8 tentime dhe realizoi të dy depërtimet duke përmbyll ndeshjen me efikasitet fantastik prej 70% nga loja, ndërsa shtuar edhe 5 kërcime e 1 top të vjedhur dhe për këtë u notua me indeksin prej +25.

3. Aloja më e mirë këtë javë shpallet Henrik Shirko i Golden Eagle Yllit i cili ishte i pandalshëm dhe më i merituari për fitoren ndaj Bashkimit me 21 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe njëherësh vodhi 2 topa për indeksin prej +28, më të lartin për një alo këtë xhiro.

4. Alo-qendra më e mirë edhe këtë javë, shpallet Dustin Thomas i Sigal Prishtinës që po vazhdon dominimin e tij në këtë pozitë me edhe një double double monstruoz. Në fitoren tejet dramatike kundër Ponte Prizrenit, Thomas shkëlqeu me 16 pikë e hiq më pak 17 kërcime, duke shtuar edhe 4 asistime dhe për këto shifra meritoi indeksin 25, më të lartin për një alo qendër këtë javë.

5. Krejt në fund, edhe në pozitën e qendrës s’ka ndryshim nga java e kaluar, pasi gjiganti i kuqezinjëve të Vëllaznimit Damonte Dodd, nuk e ka ndërmend me e lëshu këtë pozitë, pasi që në fitoren e madhe ndaj Trepçës, Dodd ishte i pandalshëm nën kosh me edhe një double double fenomenal, kësaj here me dy 15-she…15 pikë e 15 kërcime duke shtuar edhe 2 bllokada për çka u notua me indeksin +22 dhe shpallet qendra më e mirë e xhiros 7.

MVP I XHIROS 7 – BURIM ZEKIQI (VËLLAZNIMI)

Adhurues të basketbollit, pa asnjë dilemë fare, lojtari më i mirë apo MVP i Javës në ASIST shpallet Burim Zekiqi i ri i cili shkëlqeu në derbin kundër ish skuadrës së tij, duke shënuar 4 treshe rresht në 4 minutat e fundit, pa huq asnjë herë dhe duelin e mbylli me total prej 19 pikëve dhe efikasitet fantastik prej 70% me çka ishte më i merituari për rikthimin senzacional të Vëllaznimit nga minus 12 pikë në fitore të madhe në ”Shani Nushi”.

Pra, për herë të parë në karrierë, Burim Zekiqi shpallet MVP i Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.