Vazhdon ngritja e kampionit, lehtë dhe thellë ndaj Rahovecit
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli po vazhdon me ngritjen e formës edhe në xhiron e tetë të stinorit.
Ekipi therandas ka triumfuar sonte thellë në shtëpi ndaj Rahovecit me shifrat 109-59.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interant sonte me Yllin që fitoi të gjitha periodat e ndeshjes dhe triumfi erdhi natyrshëm e te Rahoveci u vërejtën qartë mungesat e dy amerikanëve, Seeley e Johnson, si dhe ajo e Musab Malës.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Ylli sonte: Rashun Davis (21), Henrik Shirko (20), Bashir Ahmed (18), Valon Bunjaku (14) e Chris Harris (13).
Te Rahoveci sonte pikë dyshifrore realizoi vetëm Jahii Carson që kishte 18 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Prishtinës e Rahoveci e pret Vëllaznimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.