Basketboll

Bashkimi triumfon edhe ndaj Levskit, arrin dy fitore për dy ditë e me mungesa në roster

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në Lig4n Ballkanike.

Ekipi më i vjetër kosovar sonte triumfoi në Sofje të Bullgarisë ndaj Levskit me shifrat 79-84.

Pothuajse e tërë rrjedha e ndeshjes ishte tejet e ngushtë me çerekun e parë që u mbyll baraz (17-17), derisa i dyti i takoi lehtësisht Levskit (26-24).

Në pjesën e dytë, prizrenasit sulmuan brendësinë e koshit nëpërmjet Samardo Samuels i cili ju shkaktoi tejet shumë telashe mysafirëve dhe Bashkimi arriti ti fitojë dy periodat vendimtare (14-16, 22-27), për të arritur në fund fitore me shumë meritë.

Samardo Samuels shkëlqeu në këtë fitore me shumë vlerë te Bashkimi sonte, duke realizuar 23 pikë, 9 kërcime e 4 bllokada, gjersa u ndihmua fuqishëm edhe nga Daniel Lekndreaj me double-double prej 18 pikëve e 10 kërcimeve, si dhe Fisnik Rugova që shtoi 16 pikë.

Bashkimi sonte luajti pa dyshen, Curtis Jones & Altin Morina.

Te Levski, Asen Velikov kishte 17 pikë e Momchil Kadiev 12 sosh.

Pas 7 xhirove, Bashkimi ka 2 fitore e 5 humbje dhe tash gjendet në zonën ”play off”, andaj në xhirot në vijim i duhen qëndrueshmëri e rezultateve si këto dy të fundit për të arritur qëllimin.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi përsëri luan si mysafir, por tash i Hapoel Beer Shevës në Izrael, një duel ky tejet i vështirë për prizrenasit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.