Basketboll

Peja konfirmon top-formën me trajnerin e ri, triumfon thellë si mysafire e kampionit aktual

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka vazhduar formën e lartë që nga ardhja e trajnerit të ri, Rami Hadar.

Verdhezinjët triumfuan sonte në ”13 Qershori” si mysafirë të Golden Eagle Yllit me shifrat e thella prej 78-95.

Eshtë interesante të theksohet se pejanët sonte nga fillimi e deri në fund e patën epërsinë të cilën nuk e lëshuan asnjëherë dhe fituan shumicën e çerekëve (18-24, 17-28, 21-22), ndërsa vetëm perioda e fundit dhe atë me vetëm 1 pikë dallim, ishte e Yllit e që normalisht s’mjaftoi.

Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te verdhezinjët sonte, Arian Qallaku (18), David Joseph (17), Larry Thomas (14), Brad Waldow (13) e Jalen Tate (12).

Në anën tjetër te Ylli, Wes Washpun e Henrik Shirko kishin nga 15 pikë.

Peja tash ka 17 fitore e 7 humbje, njësoj sikurse Ylli dhe të dyja ekipet ndajnë pozitën e dytë në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Golden Eagle Ylli e pret Ponte Prizrenin e Peja e pret Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.