Ponte Prizreni rikthehet te fitoret pas një kohe të gjatë
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni është rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit kosovar, pas një kohe relativisht të gjatë.
Skuadra bardhezi triumfoi ndaj Rahovecit me shifrat finale 94-86.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Rahovecit 46-52, që fitoi dy periodat fillestare (23-27, 23-25), derisa në pjesën e dytë vendasit u këndellën, duke i fituar dy çerekët vendimtarë (23-18, 25-16) dhe kështu arritën fitore meritore.
Urim Zenelaj e Meriton Ismaili me nga 20 pikë, si dhe Adam Grant me 18, Cameron Williams me 16 e Muhamedali Janjeva me 11 pikë, ishin pesëshja e dalluar e Ponte Prizrenit në këtë fitore të sontme.
Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Edmond Kryeziu me 21 pikë, Gary Blackston me 16 e as Ujkan Karanezi e Igor Chumakov me nga 15 sosh.
Ponte Prizreni vazhdon të mbetet i parafundit me 8 fitore e 18 humbje, gjersa Rahoveci pësoi disfatën e 22-të, karshi 4 fitoreve.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Sigal Prishtinës e Ponte Prizreni e luan derbin e largimit nga ”play out” me Vëllaznimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.