Denveri mposht Miamin dhe rimerr avantazhin e serisë finale
Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggetsi e ka mposhtur Miami Heat-in në ndeshjen e tretë të serisë së madhe finale në NBA.
Skuadra e Michael Malones triumfoi ndaj Heat me rezultatin final 94-109.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e barabartë me çerekun e parë që u mbyll baraz (24-24), derisa i dyti i takoi për pak noanca Nuggetsit (24-29) dhe dy ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 48-53.
Në pjesën e dytë, Denveri fitoi dy periodat vendimtare (20-29, 26-27) dhe mori fitoren e vlefshme me përparësi avantazhi në këtë seri të madhe finale.
Jamal Murray me shifrat magjike triple-double prej 34 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asisteve, ishte lojtari kyç i Denverit në këtë fitore të madhe.
Te Miami ishin të pamjaftueshëm për fitore, Jimmy Butler me 28 pikë e Bam Adebayo me 22 sosh.
Denver Nuggets tash ka avantazhin e serisë finale në 2-1 dhe ndeshja e katërt zhvillohet poashtu në Miami të shtunën me fillim nga ora 02:30 e mesnatës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.