Basketboll

Edon Maxhuni largohet nga Crailsheim Merlins, shumë oferta të reja për të

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Edon Maxhuni është ndarë zyrtarisht me ekipin e deritanishëm ku bënte pjesë.

Skuadra elitare gjermane, Crailsheim Merlins ka njoftuar se ka ndarë rrugët me fundorin shqiptar, derisa e ka falenderuar për kontributin që dha në ekip, transmeton AsistiOnline.com

Faleminderit Edon. Për sezonin e ri, i japim lamtumirën Edon Maxhunit dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruan faqja zyrtare e Merlins.
Maxhuni ishte prej lojtarëve kryesorë te Merlins në këtë edicion, sikurse në Bundesligën gjermane, ashtu edhe në FIBA Europe Cup me mesatare prej 11.8 pikëve, 3.9 asiste e 1.3 kërcime.
AsistiOnline.com ka mësuar se Edoni është vërshuar nga ofertat e ekipeve në Evropë, por që ende s’ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.