Basketboll

Vëllaznimi konfirmon vazhdmin e kontratës së Atik Koshit

Prishtinë(AsistiOnline) – Atik Koshi do të mbetet edhe për një edicion te Vëllaznimi.

Kështu ka njoftuar pak minuta më herët skuadra gjakovare, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

”KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendas, top playmakerin vendor, Atik Koshi. Atiku do të vazhdojë të mbetet “Kuq e Zi” edhe për sezonin 2023/2024 duke qenë pjesë e rëndësishme e projektit të strategut lituanez Audrius Prakuraitis”, shkruan në prezantimin e Koshit.
Të kujtojmë se Koshi është prej basketbollistëve më të dalluar vendorë, aktualisht në vendin tonë dhe mos ftesa për të tek Kosova A, ka qenë tejet befasi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.