KOSOVA U-20 MPOSHTET EDHE NGA MALI I ZI, PËRFUNDON TURNEU NË MAQEDONI
Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar turneu miqësor në Shkup të Maqedonisë Veriore, ku Kosova U-20 ka zhvilluar tri ndeshje miqësore për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B.
“Dardanët” e rinjë kanë pësuar humbje edhe në ditën e tretë të turneut, kësaj radhe nga Mali i Zi me rezultat 78:33 (25:4, 24:9, 17:14, 12:6).
Dardan Kapiti tek Kosova edhe sonte ishte më i dalluari me 14 kërcime.
Faktikisht kjo ndeshje është dashur të zhvillohet nga ora 20:15, por orari është ndërruar nga organizatorët, derisa sfida Maqedonia Veriore-Rusia, e përmbyll këtë turne.
Kosova në ditën e parë kishte pësuar nga Rusia me rezultat 77:43, kurse në ditën e dytë ishte mundur nga Maqedonia Veriore 77:55.
Sidoqoftë, këto ndeshje do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës U-20 (M), Ibrahim Karabegu për të komponuar sa më mirë ekipin për Evropianin, që zhvillohet në Portugali nga 12 deri më 21 korrik.
Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.
Komentet janë të mbyllura.