Basketboll

Bardh Istrefi ndërron skuadër në Gjermani

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët kosovar që premton shumë, është edhe Bardh Istrefi.

19 vjeçari, prej vitesh po luan jashtë vendit dhe sivjet ka ndërruar ambient.

Istrefi është transferuar te skuadra gjermane e Schwenningen që bën gara në Bundesliga Pro B, niveli i tretë i basketbollit atje.

I gjatë 204 centimetra, Bardhi nuk është i panjohur në basketbollin gjerman, pasi në stinorin e kaluar luajti tek ekipi i dytë i Giessen.

Istrefi sivjet e përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Evropian të FIBA ​​U20 Divizioni B në Shkup të Maqedonisë së Veriut) me mesatare prej  10 pikëve, 5.3 kërcimeve e 1.6 vjedhje topash. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.