Basketboll

Flevarakis flet për ASIST-in, tregon se si erdhi te Ylli dhe për çfar ka nevojë ekipi

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Golden Eagle Yllit ditë më parë e prezantoi në krye të ekipit timonierin e ri.

Therandasit nënshkruan me një emër mjaftë të spikatur, siç është Kostas Flevarakis i cili ka përvojë të madhe si trajner dhe emërimi i tij te Ylli, për shumë kë është parë shumë pozitivisht.

Në një intervistë të shkurtër për AsistiOnline.com, Flevarakis ka treguar se pse pranoi ofertën e Yllit, si i duket klubi në përshtypjet e para, cilat pozicione dëshiron ti përforcojë ai dhe synimet me klubin.

”Ishte një verë që kisha marrë një vendim për të mos punuar larg shtëpisë. Kjo është arsyeja pse unë refuzova disa oferta shumë të mira pas një sezoni mjaft të mirë në Hungari. Ylli, me distancën e dhënë që është e shkurtër, tregoi interes serioz dhe ky kombinimi ishte arsyeja kryesore për të ndryshuar mendjen time”, thotë greku.

Ai e sheh si tejet pozitiv klubin nga Theranda, përfshirë edhe rrethin e afërt me të cilët tashmë ka filluar punën.

Κουφό; Ο Κολοσσός... θυμήθηκε τον Φλεβαράκη (!)

”Klubi është në një drejtim të mirë. Sigurisht, ne gjithmonë mund të përmirësohemi në çdo pjesë, por përshtypja ime e parë është mjaft e mirë nga njerëzit me të cilët punoj.
Kjo vlen për Egzonin, Endritin, por edhe për lojtarët vendorë. Ata bëjnë më të mirën dhe besoj se mund të luajnë një rol të rëndësishëm për një sezon të suksesshëm.
Sigurisht, një plejmejker i shpejtë dhe një qendër e fuqishme do të na japë më shumë zgjidhje”, tregon hapur Flevarakis për AsistiOnline.com.

Sa ju përket synimeve, trajneri me shumë përvojë mendon që sukseset duhet të vijnë gradualisht dhe kur ekipi shihet kompakt e bëhet si familje.

”Fillimisht duhet të plotësojmë listën me buxhetin që kemi, të bëhemi një familje përbrenda ekipit, pastaj një ekip i mirë që lufton çdo çast dhe më pas të bëjmë një hap në momentet kyçe, pse jo trofetë. Por, të jem realist, dua të shkoj në hapa të sigurtë dhe të mos premtojmë gjëra të mëdha, puna i sjell të gjitha e këtë duhet ta bëjmë”, mbyll deklarimin e dhënë për AsistiOnline.com, Flevarakis.

Të kujtojmë se Fleverakis është një emër i njohur dhe respektuar në Evropë dhe sidomos në Greqi pasi ka bërë karrierë nëpër liga të ndryshme e mjaft cilësore.

Përpos skuadrave si PAOK, AEK e Trikala madje fitoi edhe trofe, ai për disa vite drejtoi edhe Kombëtaren e Suedisë, luajti në VTB League me Astanën, pastaj drejtoi edhe Braunschweig në Bundesligën gjermane, derisa në katër vitet e fundit ishte trajner i ekipit simpatik të Sopronit në elitën hungareze, ku edhe zgjodh trajneri i vitit në garën kryesore të basketbollit atje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.