Basketboll

Prizreni starton me përgatitje

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni ka nisur me përgatitje për stinorin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra bardhezi që ka kryer disa transfere vendore dhe të huaja, ka filluar me përgatitje nën urdhërat e trajnerit të ri, turkut Tuncaj Bostanci.

Në stërvitjen e parë të ekipit kanë qenë prezentë shumica e lojtarëve, derisa disa të tjerë pritet të fillojnë me përgatitje gjatë ditëve në vijim.

Prizreni sivjet i shpëtoi rënies nga Superliga, pas fitoreve në dy ndeshjet e play out-it, duke mposhtur ekipin e Borës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.