Basketboll

Sot fillojnë ndeshjet e Superkupës, na pret javë mjaftë e nxehtë me basketboll vendor

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga sot e deri me 17 gusht (e diel) na presin ditë mjaftë të nxehta me basketboll vendor.

Kjo për faktin se luhet Superkupa e Kosovës te meshkujt dhe pritet të zhvillohen sfida shumë interesante.

Dita e parë e ndeshjeve fillon sot me dy sfida në planprogram.

Sigal Prishtina dhe Istogu e luajnë sot çerekfinalen e parë me fillim nga ora 17:00.

Në ndeshjen e dytë, sonte takohen edhe Trepça e Bashkimi por me fillim nga ora 20:00.

Nesër luhen çerekfinalet e dyta:

Peja përballjet me Proton Cable Prizrenin nga ora 17:00.

Derisa, në duelin e dytë të së enjtës Golden Eagle Ylli do të takohet me Vëllaznimin me fillim nga ora 20:00.

Gjysmëfinalet luhen të premtën e finalja zhvillohet të dielën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.