Basketboll

U lëndua në Lojërat Mesdhetare: Operohet me sukses Bardh Rexha

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më me perspektivë në Kosovë, Bardhi Rexha është operuar sukses.

22 vjeçari nga Rahoveci ka njoftuar se gjatë ditës së sotme e ka kaluar me sukses, operimin në njërën prej spitaleve private në vend.

Bardhi është lënduar në Lojërat Mesdhetare – Heraklion 2023, duke përfaqësuar Kosovën në garat 3×3 dhe fatkeqësisht tash do ti duhet të qëndroj për një periudhë të pacaktuar jashtë parketit.

Alo-qendra rahoveciane që sivjet ka nënshkruar me Vëllaznimin, ka operuar me sukses meniskun lateral dhe në një postim në Facebook pas operimit, ka thënë se menjëherë është i fokusuar plotësisht në fazën e rikuperimit, ku mezi pret të rikthehet në parket edhe më i fortë.

AsistiOnline.com i dëshiron shërim të shpejtë Bardhit dhe ti kthehet sa më shpejtë parketit dhe të kontribojë shumë në basketboll, sepse e ardhmja e tij është e ndritur.

Njoftimi i plotë i Bardhit:

 

Komentet janë të mbyllura.