Basketboll

Ekskluzive: Hadar po e shqyrton shumë seriozisht largimin komplet nga Kosova, shkak kërcënimet dhe veprimet e tifozëve nëpër ndeshje

Prishtinë(AsistiOnline) – Selektori i Përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri aktual i Pejës, Rami Hadar mund të largohet nga basketbolli kosovar.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Hadar po e shqyton maksimalisht këtë mundësi pas ngjarjeve të turpshme që ndodhën në Superkupën e Kosovës, ku pati shumë ngjarje vandale nga persona të caktuar brenda tifo grupeve të organizuara.

Në ndeshjen finale mes Trepçës dhe Pejës, Hadar e tërhoqi dy herë ekipin, me arsyetimin se nuk ka kushte loje dhe se ai vazhdimisht u pështye gjatë ndeshjes, një gjest të cilin ai e ka cilësuar si tepër të gërditshëm, derisa ka thënë se përpos ofendimeve ka parë edhe kërcënime me jetë, me gjestet e heqjes së kokës, e të cilat për të janë të papranueshme, aq më tepër kur e ushtron edhe rolin e trajnerit te Kombëtarja e Kosovës.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim, se cili do jetë vendimi i Hadar nga Kosova, por aktualisht ajo që dihet është se sportistët e huaj nuk po e shohin Kosovën si vend të sigurtë për të ardhur në Kosovë, jo vetëm nga njerëzit vendas, por edhe nga situata e vështirë politike që mbretëron në veri të Kosovës.

Në rast largimi të Rami Hadar nga Kosova, basketbolli kosovar do të humbiste një super trajner që klubet tona por edhe FBK-ja e kanë hequr të zinjtë e ullirit për ta gjetur dhe një ikje e tillë do të ishte turp i madh pë ata që do të bëheshin sebep

Në vend që tio grupet kosovare të bëhen bashkë dhe të përçojnë mesazhe se janë të bashkuara nga armiku, ato vazhdojnë me përçarje edhe më të thella mes vete, në një kohë kur armiku nuk fli as natën duke menduar plane se si ta destabilizojë Kosovën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.