Superkupa e femrave në Prizren, përcaktohen datat e turneut
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Superkupa e femrave do të mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit.
Sipas njoftimit, bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 20.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:
- Miratohet data 3 deri 4 Tetor 2023 për organizimin e Superkupës së Kosovës në Konkurrencën e Femrave, në Palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren;
- Miratohen Propozicionet e Garave të Ligave të Kategorive të Reja për Edicionin 2023/24.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben Fetahu
Komentet janë të mbyllura.