MULAOMEROVIC DREJT BURSASPORIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Trajneri i Përfaqësueses sonë kosovare si dhe i skuadrës së Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic me shumë gjasa pritet të mos e vazhdojë bashkëpunimin me ekipin kosovar, Prishtinën.
Së fundmi, mediat turke bëjnë me dije se Mulaomerovic është në biseda intenzive me drejtuesit e skuadrës turke, Bursaspor dhe pritet që ta marrë drejtimin e skuadrës nga qyteti i Bursas.
Skuadra e Bursaspor sivjet për herë të parë do të luajë në Superligën e Turqisë dhe pritet të jetë konkurente serioze në basketbollin turk që ka rivalitet të madh përbrenda ekipeve.
Mulaomerovic me Prishtinën, stinorin e shkuar fitoi Kupën e Kosovës si dhe Superligën. Ndërsa në FIBA Europe Cup, arriti deri në 1\8 e finales dhe për këtë vlersohet shumë nga tifozët por edhe nga klubi kryeqytetas.
Komentet janë të mbyllura.