Basketboll

ZYRTARE: GOLDEN EAGLE YLLI DHE ARBEN KRASNIQI VAZHDOJNË BASHKËPUNIMIN

Prishtinë (AsistiOnline) – KB Golden Eagle Ylli dhe Arben Krasniqi do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një stinor.

Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve e ka dhënë vetë klubi nga Theranda, nëpërmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Tek klubi nga Theranda së shpejti priten edhe përforcime në skuadër.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me trajnerin Arben Krasniqi. Bashkë me trajnerin Krasniqi po përgatitet lista e lojtarëve vendorë dhe të huaj për stinorin që na pret”, thuhet në njoftimin e klubit therandas.

Krasniqi edhe vitin e kaluar ishte trajner i Golden Eagle Yllit, duke arritur deri në gjysmëfinale të “Play Off”-it të Superligës.

Arben Krasniqi është trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit kosovar.

Komentet janë të mbyllura.