Ylli njofton se biletat shiten veç me letërnjoftime
Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën luhet ndeshja e katërt e serisë finale në Superligën e Kosovës.
Kjo sfidë luhet në palestrën ”13 Qershori” në Therandë.
Ekipi i Yllit ka njoftuar pak momente më parë lidhur me shitjen e biletave, pasi pritet të ketë interesim të madh.
Klubi therandas ka bërë me dije se biletat shiten vetëm me letënjoftim dhe poashtu në palestër nuk mund të hyhet pa letërnjoftim.
Serinë finale aktualisht po e kryeson Trepça 2-1, derisa titulli i kampionit mund të vendoset të dielën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.