Hajrizi kapiten i ri i Trepçës, vazhdon kontratën me skuadrën
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka vazahduar bashkëpunimin zyrtarisht me basketbollistin kyç, Drilon Hajrizi.
Klubi mitrovicas ka njoftuar se kanë arritur që të merren vesh për të qenë së bashku edhe për një edicion tjetër.
Trepça poashtu ka njoftuar se Hajrizi do ta bartë shiritin e kapitenit, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut.
Trepça në edicionin që sapo u mbyll e fitoi titullin e kampionit të Kosovës pas 12 vitesh mungesë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.