Basketboll

Bashkimi dhe Ylli në garë të madhe për Valon Bunjakun

Prishtinë(AsistiOnline) – Afati kalimtar veror i transfereve në basketbollin kosovar, ka sjellur garë mes klubeve kosovare edhe në këtë aspekt.

I tillë është rasti edhe rasti i Bashkimit të Prizrenit dhe Yllit të Suharekës, që sipas burimeve të AsistiOnline.com janë në garë të madhe për transferimin e lojtarit, Valon Bunjaku për ta pasur në rradhët e tyre.

Bunjaku në dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e Yllit, derisa karrierë ka edhe tek klubi nga vendlindja, Bashkimi.

Duhet cekur faktin se Bashkimi sivjet i ka nisur përgatitjet shumë më herët sesa që kishte bërë viteve të kaluara duke vazhduar kontratat me Lejson Zeqirin, Altin Morinën e Samir Zekiqin, derisa te Ylli nuk ka asnjë lëvizje së paku jo zyrtarisht.

AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtyre zhvillimeve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.