Can Sevim kryetrajner i Mersinit në Superligën e Turqisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Pejës, Can Sevim do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin që sivjet e inkuadroi në Superligën e Turqisë.
Klubi i Mersinit ka njoftuar se ka zgjatur marrëveshjen edhe në Superligë me 41 vjeçarin që kishte punuar në Kosovë te Peja.
Mersini u inkuadrua sivjet në elitën turke pas fitimit të play off-it në seri finale ndaj Sigortamit që drejtohet nga ish-trajneri i Prishtinës, Ceyhun Cabadak.
Sevim përpos Pejës ka punuar edhe me ekipe tjera të Superligës në Turqi si Petkimspor, Afyon, Konyaspor, TED Ankara Kolejleri etj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.