Basketboll

Maxhuni regjistron ndeshjen e 50-të zyrtare me Finlandën

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ka realizuar edhe ndeshjen e 50-të zyrtare me fanelën e Kombëtares së Finlandës.

Maxhuni që ka lindur në shtetin skandinav, e ka nisur karrierën basketbollistike pikërisht në këtë shtet.

Ishte data 4 gusht e vitit 2019 në Klaipeda kundër Lituanisë. Pikët e mia të para i shënova me një gjuajtje për dy pikë nga ana e djathtë e vijës së gjuajtjes së lirë.  Do ta kujtoj gjithmonë ndeshjen e parë të kombëtares, sepse debutimi është gjithmonë i veçantë. Në ndeshjen me Zvicrën erdhëm nga një pozitë goxha e pamundur drejt fitores dhe ende ndjej se ajo lojë lojë ishte pikënisja e ngritjes time në karrierën me kombëtare”, theksoi Maxhuni përsërit Maxhuni.

Të kujtojmë se Edoni me Finlandën ka arritur të luajë në Kampionat Evropian dhe Kampionat Botëror. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.