Sam Sessoms transferohet te skuadra që sivjet u inkuadrua në Superligën e Francës
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish basketbollisti i Vëllaznimit në Superligën e Kosovës, Sam Sessoms është bërë me skuadër të re për edicionin vijues.
Sessoms që shkëlqeu në Kosovë e më pas u transferua në Rumani nga shkurti, për edicionin e ri është transferuar në Superligën e fuqishme franceze.
Amerikani ka nënshkruar kontratë me ekipin që sivjet u inkuadrua në Superligë, La Rochelle.
“Vendosa të bashkohem me këtë ekip sepse është mundësia për mua që të mat veten me disa nga lojtarët më të mirë në Evropë. Të gjithë e dinë se sa i vështirë është kampionati francez! Unë as nuk mund ta shpjegoj se sa i lumtur jam me mundësinë që klubi po më jep, familjen verdhezi”, citohet të ketë thënë Sessoms për faqen zyrtare të klubit francez pas nënshkrimit.
Sessoms shkëlqeu te Vëllaznimi me 19.8 pikë, 4.3 kërcime dhe 5.2 asistime në 18 ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.