Palushi përgënjeshtron spekulimet për Golden Eagle Yllin
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesi i Golden Eagle – sponsor gjeneral tek klubi i basketbollit – Ylli, Lendrit Palushi ka përgënjështruar thasheshemet që tash e disa ditë po qarkullojnë në basketbollin tonë për kinse largimin e tyre nga klubi therandas dhe sponsorizimi për ta.
Vazhdimisht flitej se Golden Eagle do të tërhiqet nga klubi i Ylli dhe për të sqaruar këto gjëra, AsistiOnline.com ka kontakuar direkt me pronarët e kompanisë nga Theranda e të cilët kanë demantuar këta zëra.
Palushi fillimisht ka pranuar dhe vërtetuar se klubi ka borxhe dhe ka dhënë arsyetimin se pse ato borxhe ende qëndrojnë, porse shtoi se te gjitha do të paguhen.
”Pas janarit kemi pasur problem dhe vonesa me vërtetimet nga ana e ministrisë dhe për këtë arsyje kemi pas vonesa në pagesat e lojtarëve mirëpo këto ditë po presim përgjigje dhe normalisht që te gjitha pagesat do të përfundohen”, tha ai.
”Vit pas viti Frutex & Golden Eagle e kanë vazhduar ta rrisin buxhetin e klubit, mirëpo jo vetëm kompania jonë, por të gjithë bashkëpunëtorët e kompanisë i kemi ofruar pranë klubit për ta sponsorizuar Yllin”.
Palushi ka treguar eksluzivisht për AsistiOnline.com edhe buxhetin që pritet ta ketë klubi therandas në edicionin e ri.
”Buxheti i klubit për këtë sezon pritet të jetë afër 800,000 deri në 1,000,000 euro, varësisht objektivave të klubit”, mbylli deklarimin Palushi. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.