Basketboll

Letonia 3×3 e vetmja skuadër pa humbje në Lojërat Olimpike, mposht SHBA-të me përmbysje të madhe

Prishtinë(AsistiOnline) – Për herë të dytë basketbolli 3×3 po paraqitet si sport olimpik në Olimpiadë, kësaj here në Paris të Francës.

Në një grup me 8 ekipe po mbahet faza e parë me Letoninë, si skuadra e vetme e pamposhtur deri tani që ka 4 fitore nga 4 takime.

Letonezët mbrëmë fituan ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me përmbysje të madhe dhe siguruan fitore ndoshta për shumë kë të pabesueshme 19-21.

Befasi për të keq deri tani, janë pikërisht SHBA-të që janë i vetmi ekip pa fitore edhe pse kanë në rradhët e veta numrin 2 në botë, Jimmer Fredette, por assesi nuk po mund të arrijnë deri tek fitorja.

Shihni tabelën dhe ndeshjet që luhen sot:

Komentet janë të mbyllura.