Bora dhe Peja sot zhvillojnë ndeshjen e mbetur
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet një ndeshje e mbetur nga xhiro e tretë e Superligës së Kosovës.
Bora dhe Peja takohen në kryeqytet, për të kërkuar fitoren e parë të stinorit e cila deri tash mungon.
Kjo ndeshje nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
Kjo ndeshje ishte shtyer me arsyetimin se Peja kishte zhvilluar ndeshje në kualifikimet për garat evropiane. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.