Peja konfirmon largimin e Rami Hadar, e falenderon për kontributin e madh
Prishtinë(AsistiOnline) – Rami Hadar edhe zyrtarisht është larguar nga drejtimi i KB Peja.
”KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës. Faleminderit maestro – për Pejën Kampion, për Pejën Europiane, për momentet e paharrueshme së bashku gjatë këtyre 20 muajve. Mësimet tua do jenë gjithmonë të vlefshme për KB Pejën”, shkruan njoftimi i klubit pejan.
Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit verdhezi, derisa për një gjë të tillë mbrëmë raportoi AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.