Basketboll

ASISTI sonte super i pasur, vjen me dy palë mysafirë

ASISTI 589 sonte do të jetë super i pasur me aksion dhe mysafirë.

Fillimisht vjen Kupa te vendi i Kupave dhe fitueset e Superkupës së Femrave, KBF Bashkimi me basketbollistën e vitit Arbnore Përquku dhe kapitenen Aulona Muhadri.

Javën e kaluar u mbajt Superkupa për Femra ku në finale Bashkimi mposhti Pejën 03 dhe ngriti trofeun e tretë rresht të Superkupës dhe të shtatin në total në këto tri edicionet e fundit

Sa i përket elitës së basketbollit kosovar aty gjërat po shkojnë flakë.

Start fantastik dhe i papritur i cili jep sinjale se ky edicion ka me qënë tejet dramatik dhe interesant . Pas katër xhirove Bashkimi mbetet i vetmi i pamposhtur kurse Bora e vetmja pa fitore. Nga ana tjetër, fituesja e Superkupës në start të këtij edicioni dhe kampionia aktuale Trepça pas startit dominues pësoi dy humbje rresht në derbi ndaj Bashkimit dhe të dielën nga Prishtina në Minatori.

Çka po ndodh  me Trepçën?

Pse Rami Hadar dha dorëheqje nga Peja dhe Kosova?

Reagimi i FBK-së?

A po largohet nga Bora edhe Arben Krasniqi, trajneri më i trofeshëm kosovar i gjitha kohëve?

Mungesa aktuale dhe rëndësia e rikthimit të Dardanit e Drilonit si dy emrave që dominuan basketbollin në dekadën e fundit?

Tema ndoshta më e rëndësishme, çka po bëjnë trajnerët e Superligës për të promovuar gjeneratën e talenteve të rinj në skuadra?

Këto dhe shumë tema tjera të nxehta do t’i diskutojmë me mysafirin i cili gjithmonë jep vështrime interesante,  ish lojtari i Pejës, ish drejtori i Ligës Unike dhe analisti i kohëpaskohshëm në ASIST, Dren Zatriqi

Natyrisht, sonte ajka vjen me analizën speciale dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së katërt të ProCredit Superligës me blloqet speciale Pesëshja e MVP i Javës, kurse krejt në fund vjen ajka me Top Aksione.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 589 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.