Derbi edhe në Prizren, lideri sfidohet nga Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet edhe derbi i dytë nga xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Lideri i tabelës, Bashkimi e pret në palestrën ”Sezai Surroi” ekipin e Prishtinës.
Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.
Kjo ndeshje nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.