Basketboll

KOSOVA(U-18M) SOT ZHVILLON NDESHJEN E FUNDIT NË GRUPE

Sonte do të jetë ndeshja e fundit në fazën e grupeve, për Kosovën U-18 në konkurencën e meshkujve që momentalisht po luan në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Djelmoshat tanë, sonte do të luajnë ndaj Portugalisë, që në këtë Evropian ka 3 fitore dhe vetëm një humbje minimale. Përderisa Kosova në këtë kampionat deri tani ka 4 humbje.

Ndeshja e sontme e Kosovës nis në orën 19:45 në mbrëmje, ashtu sikurse ndeshja e djeshme ndaj Bjellorusisë.

Ju dëshirojmë suksese djelmoshave tanë dhe shpresojmë që të dalin me rezultat pozitiv.

Komentet janë të mbyllura.