PRESIDENTI I FIBA EVROPËS, TURGAY DEMIREL VJEN PËR VIZITË NË KOSOVË
Më 7 dhe 8 gusht, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.
Ai vjen në Kosovë gjatë kohës kur mbahet Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20, duke dëshmuar përkrahjen e tij për basketbollin e Kosovës në përgjithësi.
Vizita e Demirel-it tregon për përkrahjen e tij për punën që po bënë FBK-ja me gjenerata të reja, përkatësisht organizimin e Evropianit, derisa është hera e parë që një Evropian i Divizionit B, do të organizohet në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që Demirel viziton Kosovën si President i FIBA Evropës, derisa gjithmonë ka mbështetur basketbollin e Kosovës.
Demirel përveç takimeve me krerët e FBK-së, ai do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe do të shohë nga afër ndeshjet e Kampionatit Evropian, që nga 3 deri më 11 gusht do të mbahet në Prishtinë.
12 kombëtare do të garojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një ngjarje kaq madhore.
Komentet janë të mbyllura.